Korça mirëpret edicionin e 5 të “Mik Festival”




Korça mirëpret edicionin e 5 të “Mik Festival”

22:19 30/07/2022

Inva Mula: 7 koncerte gjatë fundjavës, zhanre të ndryshme për çdo moshë

Festivali Ndërkombētar i Muzikës që bën bashkë në Korçë artistë nga një gjeografi e larmishme,startoi mbrëmjen e së premtes,me një koncert për piano dhe orkestër të një kompozitori ukrainas të viteve 60, menduar si mbështetje për popullin e Ukrainës.

Në vazhdim të traditës së “Mik Festival”, por edhe me ndërthurjen e muzikës klasike me zhanre të tjera të muzikës, organizatorët synojnë ta bëjnë më të veçantë këtë edicion duke i shtuar ngjyra dhe përfshirë çdo shije dhe moshë.

Teatri “Çajupi”, Pazari i Vjetër por edhe ishulli i Maligradit në Pustec do të jenë skenat ku do të mbahen gjatë fundjavës koncertet, të cilëve do t’iu bashkohen edhe emrat e njohur si balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtarja Ledina Çelo.

Ideatorja e “Mik Festival”, sopranoja Inva Mula u vlerësua në çelje të eventit nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin “Qytetare Nderi”.

Festivali Ndërkombëtar do të mbyllet me një koncert qe do të mbahet në shtëpinë muze të shkrimtarit Sterjo Spasse në Pustec.

Klan News










Të ngjashme