Gjendet e pajetë një 84-vjeçare në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Dyshimet parapake të policisë janë se e moshuara është mbytur nga i biri.

Viktima është Nazime Demollari, ndërsa djali i saj Nesimi, 54-vjeç është shoqëruar në komisariat.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta. Fillimisht ata kanë pasur një debat me njëri-tjetrin derisa një prej fqinjëve njoftoi policinë.

54-vjeçari ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe njihej si person i alkoolizuar.

Tv Klan