Viroza gripale pas vdekjes së një foshnje 8-muajshe në qytetin e Korçës është në rritje. Nga 450 vizita që kryhen në ditë, rreth 200 rezultojnë të sëmurë me grip. 1/4 e pacientëve vazhdojnë të trajtohen në repartet reanimacioneve pranë spitaleve. Rasti më i fundit është një djalë 13 vjeçar të cilit komplikacionet e gripit i kanë prekur dhe dëmtuar cipën e trurit.

Sipas statistikave në Korçë janë shtruar 50 fëmijë me grip, ndërsa numri i të rriturve të shtruar është më i vogël. Mësohet se të shtruar në spital janë dhe një pjesë e nxënësve konviktorë të cilët ishin dhe epiqendra e gripit. Në shkollat 8-vjeçare të Korçës, numri i nxënësve të sëmurë me grip i afron 1500 vetët, ndërsa në shkollat e mesme kjo shifër ka arritur në 600 nxënës./tvklan.al