10 familje nuk futen në apartamente për shkak të ndotjes nga kimikatet

Djegia e lëndëve kimike në këtë fabrikë të braktisur ka larguar nga banesat 10 familje që jetojnë në një pallat në Korçë.

“Policia na detyroi që të mos futemi brenda në pallat,” u shpreh njëri nga banorët e pallatit.

Banorët thonë se e kanë të pamundur të jetojnë me këtë nivel të lartë ndotjeje të shkaktuar nga gazrat kimike.

Asnjë njëri nuk po afrohet, njerëzit e pallatit janë në rrezik.”

Sipas tyre kjo situatë përsëritet prej muajsh ndërsa nuk kanë marrë zgjidhje nga autoritetet.

Këtu nuk mund të marrësh dot frymë, çlirohet një helm i fortë, tym, që nuk mund të jetohet 5 minuta në banesë.”

Fabrika e ish trikotazhit në Korçë  prej 3 dekadash ka sasi të mëdha bojrash për ngjyrosje dhe lëndë të tjera kimike.  Është në varësi të ministrisë së Financave dhe prej kohësh janë hapur procedurat e privatizimit.

Klan News