Korçë/ Humb jetën 1 person, plagosen 4 të tjerë

Posta

Korçë/ Humb jetën 1 person, plagosen 4 të tjerë

19:44 15/09/2019

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Leshnicë të Korçës. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve 1 person ka gjetur vdekjen dhe 4 të tjerë janë të plagosur rëndë.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenti. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi