Një 27-vjeçar është plagosur ditën e sotme (17 Mars) në qytetin e Korçës. Sipas njoftimi të policisë bëhet me dije se rreth orës 02:05, në Spitalin e Korçës, ka shkuar i plagosur në këmbë me armë zjarri 27 vjeçari me inicialet R.M, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al