Përbërësit:

200 gr fileto derri

70 gr mozzarella

50 gr proshutë mortadell

2 kunguj jeshilë

1 domate

lule kungulli

selino

kripë

piper

https://youtu.be/izmMy-xqbvY?t=7m33s

Përgatitja:

Fillimisht në një mikser bëjmë krem djathin mozzarella, proshutën mortadell, lulet e kungullit dhe bashkë me to kripë dhe piper. Mishin e shtypim derisa të bëhet fileto e hollë. Më pas grijmë si kubikë kungujt dhe selinotë dhe në to shtojmë borzilok të freskët dhe i skuqim të gjitha bashkë.

Më pas presim në feta domaten së cilës i heqim lëkurën, mbi të hedhim disa gjethe borzilok, hudhër, vaj ulliri dhe disa lule kungulli të prera katërsh që do t’i përdorim për dekorimin e pjatës.  Filetot që shtypëm i mbushim me masën që krijuam me djathin mozzarella, proshutën mortadell dhe lulet e kungullit. Pasi i mbushim i lyejmë me miell, me vezë dhe bukë të grirë dhe i skuqim me vaj kikiriku.

Perimet e skuqura i vendosim në pjatë përmes një forme, mbi to shtojmë edhe domatet e marinuara dhe lulet e kungullit. Anash tyre vendosim fileton e mbushur. 

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al