Korea e Jugut ka ndaluar shkarkimin e DeepSeek, ‘chatbot’-it kinez të Inteligjencës Artificiale.
Komisioni i Mbrojtjes së Informacionit Personal ka deklaruar se modeli i IA do të jetë sërish i disponueshëm për përdoruesit kur të jenë bërë “përmirësime dhe rregullime” që përputhen me ligjin e vendit.
Në javën që pushtoi titujt e mediave, DeepSeek fitoi popullaritet në Korenë e Jugut duke arritur në 1 milion përdorues në javë në dyqanet online të aplikacioneve.
Popullariteti pasoi me vëzhgimin e vendeve të ndryshme nga bota që kanë aplikuar masa ndaj aplikacionit për shkak të shqetësimeve mbi privatësinë dhe sigurinë kombëtare.
Agjencia qeveritare koreane deklaroi se aplikacioni u bë i padisponueshëm në App Store dhe Google Play mbrëmjen e së shtunës.
Disa institucione të vendit i ndaluan punonjësit që ta shkarkonin DeepSeek në pajisjet e punës.
Presidenti Choi Sang-mok e ka përshkruar aplikacionin si një “shok” që mund të ndikojë në industrinë e vendit, përfshirë IA.
Pavarësisht se shkarkimet e reja janë ndaluar, përdoruesit që tashmë e kanë instaluar në celular do të mund të vazhdojnë ta përdorin ose të hyjnë përmes faqes së internetit.
Linjën e Koresë së Jugut e kanë ndjekur edhe Tajvani e Australia që e kanë ndaluar DeepSeek në pajisjet e punonjësve në institucionet qeveritare.
Modeli i DeepSeek arsyeton njësoj si ai i OpenAI, por kërkon një kosto shumë herë më të vogël për t’u trajnuar dhe funksionuar. Kjo ka ngritur pyetje për miliarda dollarët që investohen në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale në SHBA dhe vende të tjera./tvklan.al