Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ai dukej i lodhur dhe me rrathë të zinj poshtë syve gjatë daljes së tij publike më 16 Maj dhe pesha e tij  rezultoi 142 kg, sipas analizës së inteligjencës artificiale”, tha një prej anëtarëve të komitetit parlamentar të inteligjencës.

Ai nuk tha se çfarë programi është përdorur, por shtoi se besohet që lideri i Koresë së Veriut vuan nga një formë e rëndë e çrregullimit të gjumit. Sipas një raporti të inteligjencës, Korea e Veriut ka grumbulluar intensivisht të dhënat më të fundit mjekësore për trajtimin e çregullimit të liderit të saj.

Agjencia e spiunazhit në Korenë  e Jugut po monitoron hyrjen e mundshme të Kim Jong Un në një “rreth vicioz” për shkak të varësisë nga alkooli dhe nikotina si dhe përkeqësimin e çrregullimit të gjumit, duke marrë shkas nga sasia e lartë e cigareve dhe ushqimeve të shpejta të huaja që hyjnë në Veri.

Fiziku i Kim Jong Un ka tërhequr gjithnjë vëmendjen dhe përgjatë viteve ka patur spekulime për shëndetin e tij, i cili ruhet me kujdes në cilësinë e sekretit shtetëror. Po kështu veprohet edhe me moshën e tij që mendohet të jetë rreth 39 vjeç.

Rënia në peshë e diktatorit disa vite më parë krijoi dyshime për një problem shëndetësor. Por muajin e kaluar, fotot e tij gjatë një inspektimi të një sateliti ushtarak spiunazhi tregonin shtim të peshës.

Kim Jong Un erdhi në pushtet pasi babai i tij ndërroi jetë në vitin 2011 nga një atak në zemër./tvklan.al