Vendimi erdhi në shenjë proteste ndaj asaj që Koreja e Veriut bëri në Japoni, ndërkombëtarët dënojnë sulmin

Koreja e Jugut dhe ushtria amerikane zhvilluan stërvitje raketore në përgjigje të lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut mbi Japoni.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po përgatitet të takohet pas lëshimit të raketës balistike, e cila sipas zyrtarëve japonez synonte të godiste ishullin amerikan Guam. Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi më larg se kurrë më parë të për herë të parë në pesë vjet duke nxitur një paralajmërim për banorët.

Trupat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane hodhën një breshëri raketash në det si kundërpërgjigje, sipas shtabit të Koresë së Jugut. Ndërkaq aleatët organizuan më parë një stërvitje bombardimi me avionë luftarakë në Detin e Verdhë.  Ushtria konfirmoi se një raketë koreano-jugore Hyunmoo-2 dështoi pas lëshimit dhe u rrëzua gjatë stërvitjes, por askush nuk u lëndua.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan tym dhe flakë që ngriheshin nga baza ushtarake. Zjarri u shkaktua nga djegia e karburantit të raketës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë e quajti testin e fundit të Koresë së Veriut “të rrezikshëm dhe të pamatur” dhe ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë shtuar forcën në rajon. 

USS Ronald Reagan, një aeroplanmbajtëse amerikane që bëri ndalimin e saj të parë në Korenë e Jugut muajin e kaluar për herë të parë në vite, do të kthehet në detin midis Koresë dhe Japonisë në atë që ushtria koreano-jugore e quajti një lëvizje “shumë të pazakontë” për të treguar vendosmërinë e aleatëve për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi nga Koreja e Veriut.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri japonez Fumio Kishida e dënuan testin e Koresë së Veriut, Bashkimi Evropian e quajti atë një “veprim të pamatur dhe të qëllimshëm provokues”, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi hedhjen e raketës dhe tha se ishte një shkelje e rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

Analistët dhe zyrtarët e sigurisë kanë bërë të ditur se mund të ketë qenë një variant i Hwasong-12 IRBM, të cilin Koreja e Veriut e zbuloi në 2017 si pjesë e asaj që tha se ishte një plan për të goditur bazat ushtarake amerikane në Guam. As qeveria e Koresë së Veriut dhe as media shtetërore e saj nuk kanë raportuar për lëshimin ose nuk kanë bërë të ditur se çfarë lloj rakete është përdorur.

Klan News