Masa administrative 177 milionë dollarë për bllokimin e personalizimit të Android

Korea e Jugut gjobiti Google me 177 milionë dollare nga Alphabet Inc. për bllokimin e versioneve me porosi të sistemit të saj operativ Android, në pengesën e dytë të gjigantit të teknologjisë amerikane në vend në më pak se një muaj.

Autoritet përkatëse koreanojugore, janë shprehur se kushtet e kontratës së Google me prodhuesit e pajisjeve përbënin një abuzim me pozicionin e saj dominues në treg që kufizon konkurrencën në tregun e sistemit operativ celular.

Google ka penguar konkurrencën duke i detyruar prodhuesit e pajisjeve të respektojnë një “marrëveshje kundër fragmentimit (AFA)” kur nënshkruajnë kontrata kryesore me të në lidhje me licencat e dyqaneve të aplikacioneve. Sipas AFA, prodhuesit nuk mund t’i pajisnin telefonat e tyre me versione të modifikuar të Android. Kjo ndihmoi Google të dominojë tregun e sistemit operativ celular.

Sakaq kompania Google në një deklaratë u shpreh se do të apelojë vendimin, duke thënë se injoron përfitimet e pajtueshmërisë së Android me programet e tjera dhe minon përfitimet që konsumatorët gëzojnë.

Klan News