Mijëra persona kanë dalë në tubime në rrugët kryesore të kryeqytetit Seul të shtunën në prag të gjyqit ndaj presidentit Yoon.

Mbështetës dhe kundërshtarë, kanë “mbushur” rrugët kryesore të qytetit në pritje të vendimit të gjykatës ndaj presidentit Yoon, i cili akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak, veprim që ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha politike të dekadave të fundit në Korenë e Jugut.

Në qendër të kryeqytetit Seul protestuesit anti Yoon, të vendosur në formë katrore, kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të presidentit. Gjithashtu protestuesve ia bashkuan dhe politikanë opozitarë.

Vetëm disa blloqe më tej, mbështetës të presidentit konservator, duke valëvitur flamuj koreanë dhe amerikanë, “pushtuan” një prej bulevardeve kryersore dhe kërkuan pafajësinë e tij dhe kthimin e menjëhershëm në detyrë.

Sipas Reuters, nga partia kryesore opozitare u deklarua se në rrugët e Seulit kishin dalë mbi 1 milion protestues kundër presidentit Yoon.  Kurse sipas forcave të rendit, referuar agjencisë së lajmeve Yonhap, në demostratat kundër presidentit Yoon kishin marrë pjesë 43 mijë persona.

Imponimi i presidentit Yoon për ligjin ushtarak dhe pasojat e tij kanë zgjeruar përçarjet midis konservatorëve dhe liberalëve dhe kanë ushtruar presion mbi institucionet dhe ushtrinë, të cilët pritet të  përballen me telashe nëse do të zbatonin ligji ushtarak.

Demonstruesit pro dhe anti-Joon kanë dalë në rrugë me qindra-mijëra, javë pas jave, që nga nisja e krizës politike.

Në një sondazh të Gallup Korea të publikuar të premten, 58% mbështetën shkarkimin e Yoon, ndërsa 37% e kundërshtuan atë.

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut pritet të japë vendimin për Yoon Suk Yeol në fillim të javës së ardhshme.

/tvklan.al