Koreja e Veriut ka testuar me sukses motorrin e ri të një rrakete balistike ndërkontinentale.

“Ky tip i ri motorri “garanton” mundësinë për të dëguar një raketë në kontinentin amerikan”, thonë zyrtarët koreanoverirorë. Kjo provë është e fundit, ndër serinë e e gjatë testeve të bëra nga vendi i izoluar, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili ka mbikqyrur testimin.

“Vendi tani do të jetë në gjendje që të mbajë larg të këqijat, duke përfshirë edhe kontinentin amerikan,”  citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë që, zëdhënës i Departametit të Shtetit në SHBA Mark Toner, i ka kërkuar Koresë së Veriut, që të përmbahen nga veprimet dhe nga retorika që shërben vetëm për të destabilizuar rajonin dhe të përqëndrohet që të marrë hapa konkretë në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare./tvklan.al