Koreja e Veriut ka paralajmëruar SHBA-në që të mos përdorë presionin dhe kërcënimet ushtarake, teksa dy vendet përgatiten për takimin historik mes dy liderëve Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme koreanoveriore tha se SHBA po provokon me qëllim shtetin komunist, duke sugjeruar se sanksionet nuk do të hiqen deri sa vendi të Koreja e Veriut të herë dorë nga armët bërthamore. Ky provokim i SHBA, thonë zyrtarë komunistë, po kërcënon paqen në kadishullin korean.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un pritet të takohen javët e ardhme pikërisht për të diskutuar për programin bërthamor.  Ky do të jetë takimi i parë historik mes udhëheqësve të dy vendeve. Javën e kaluar Kim Jong Un u takua me Presidentin e Koresë së Jugut. Ai u bë lideri i parë i shtetit komunist që prej vitit 1953 që shkonte në Korenë e Jugut.

/tvklan.al