Pas lëshimit të raketës më të fundit një ditë më parë, Koreja e Veriut ka publikuar dhe foto nga hapësira të gadishullit korean. Këto foto, sipas shtetit komunist, janë realizuar nga raketa më e fuqishme që kanë lëshuar në 5 vitet e fundit.

Pheniani konfirmoi të hënën se kishte testuar raketë balistike me rreze të mesme. Lëshimi i kësaj rakete ka alarmuar sërish komunitetin ndërkombëtar. SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë dënuar testimin raketor të Koresë së Veriut.

Vetëm muajin e kaluar, Koreja e Veriut ka lëshuar 7 raketa. Shteti komunist është aktualisht nën sanksione nga OKB-ja për testimet e raketave balistike dhe armëve bërthamore. Por pavarësisht sanksioneve, Koreja e Veriut vazhdon të thyejë ndalimin për testimin e raketave. /tvklan.al