Shteti më i izoluar i botë, Koreja e Veriut ka raportuar atë që e konsideron si rastin e parë të dyshuar të koronavirusit Covid-19.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA njoftoi se bëhet fjalë për një person të kthyer nga Koreja e Jugut javën e kaluar, i cili ka simptoma të Covid-19. Ky person, tha televizioni shtetëror, kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme.

Lideri komunist Kim Jong Un zhvilloi një mbledhje urgjente me zyrtarë të lartë të vendit dhe kërkoi që të izolohet qyteti kufitar Kaesong.

Kim Jong paralajmëroi edhe ndëshkime për personat përgjegjës se si ka mundësi që qytetari kaloi ilegalisht kufirin.

Ndërsa Koreja e Jugut nuk ka raportuar ditët e fundit për asnjë rast të kalimit të paligjshëm të kufirit në zonën çmilitarizuar.

Koreja e Veriut kishte deklaruar më herët se nuk ka patur asnjë rast të mëparshëm me koronavirus. Por analistët thonë se nuk ka gjasa që të jetë e vërtetë. Gjashtë muaj më parë, Koreja e Veriut mbylli kufijtë dhe izoloi mijëra banorë pas shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën. /tvklan.al