Paralajmëron se do të zgjerojë programin e saj bërthamor

Koreja e Veriut duket se ka rifilluar funksionimin e reaktorit të saj kryesor bërthamor të përdorur për krijimin e  armëve bërthamore.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Bërthamore  e OKB-së, pasi Koreja e Veriut kërcënon hapur për të zgjeruar arsenalin e saj bërthamor në mes të marrëdhënieve të heshtura diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koreja e Veriut është përballur me një sërë sanksionesh ndërkombëtare për armët bërthamore dhe programet e raketave. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në raportin e saj vjetor thotë që ka patur indikacione për fillimin e punës së reaktorit që nga fillimi i muajit Korrik.

Kompleksi Yongbyon të cilin Koreja e Veriut e quan “zemra” e programit dhe kërkimit të saj bërthamor, ka qenë në qendër të shqetësimeve ndërkombëtare për dekada të tëra. Në fillim të vitit 2019, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ofroi të çmontonte të gjithë kompleksin nëse fitonte lehtësim të gjerë të sanksioneve gjatë një takimi me ish-Presidentin Donald Trump. Por amerikanët refuzuan ofertën e Kim sepse ajo do të ishte vetëm një dorëzim i pjesshëm i aftësisë së tij bërthamore.

Muajt ​​e fundit, Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të zgjerojë programin e saj bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërheqin politikën e saj “armiqësore” ndaj Veriut.

Klan News