Tensionet mbi armët bërthamore dhe programet raketore të Koresë së Veriut janë rritur sërish pas testimit të një rakete e cila mendohet të jetë më e madhja që nga viti 2017. Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In akuzoi Phenianin për nxitje të tensioneve të reja në gadishullin Korean dhe iu bashkua SHBA-së dhe Japonisë të cilët kanë dënuar testimet raketore.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, dhe ka vendosur sanksione të rënda. Por shteti i Azisë Lindore kundërshton  vazhdimisht rregullat dhe udhëheqësi Kim Jong-un është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij.

Ekspertët mendojnë se seria e fundit e testeve të Koresë së Veriut synojnë janë pjesë e përpjekjeve për të bindur Uashingtonin të bëjë propozime konkrete për negociata. SHBA vendosi më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut në fillim të janarit, në përgjigje të lëshimeve të mëparshme të raketave.

Klan News