Prova e parë që pas takimit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un

Koreja e Veriut i është rikthyer testeve të raketave.

Dy raketa me rreze të shkurtër veprimi u hodhën nga brigjet lindore të Koresë së Veriut drejt detit të Japonisë.

Kjo është hera e parë që Peniani kryen një provë raketore që prej muajit të kaluar, pas takimit mes Kim Jong-unit dhe Donald Trumpit në zonën e demilitarizuar mes dy koreve.

Kim Jong Un ka reduktuar provat raketore si shenjë e vullnetit për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Por testi i fundit u krye teksa ushtritë e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rinisin stërvitjet e përbashkëta.

Tv Klan