Koreja e Veriut ka testuar një raketë të ndaluar ndërkontinentale për herë të parë që nga viti 2017, sipas Koresë së Jugut. Raketa, e cila ra në ujërat në jug të Japonisë, fluturoi për më shumë se një orë dhe arriti një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash.

Sipas asaj që shkruan BBC, zyrtarët japonezë vlerësojnë se ajo kishte një distancë prej 1,100 km, që do të thotë se teorikisht mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë javëve të fundit rapotrohet se Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh./tvklan.al