Koreja e Veriut, tjetër test raketor

Koreja e Veriut, tjetër test raketor

17:05 02/10/2019

Prova, pas marrëveshjes me SHBA për bisedime për programin bërthamor

Koreja e Veriut kreu një provë të re raketore në detin e Japonisë. Prova u krye një ditë pasi Peniani ra dakord me Uashingtonin për rikthimin në bisedime për t’i dhënë fund programit bërthamor.

Sipas autoriteteve koreano-jugore, bëhet fjalë për të paktën një raketë të lëshuar, e cila përshkoi një trajektore prej 450 kilometrash.

Dyshime ka se raketa është pjesë e sistemit raketor që lëshohet nga nëndetëset.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur si kusht pezullimin e provave raketore dhe atyre bërthamore për bisedime me Korenë e Veriut.

Tv Klan 

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT