Fotografitë e reja që kanë sjellë satelitët tregojnë se Koreja e Veriut po vazhdon përmirësimin e qëndrës së kërkimeve bërthamore. Pamjet janë marrë në datën 21 Qershor. Dhe tregojnë modifikimet në rektorin e prodhimit të plutoniumit, në impiant, dhe ndërtimin e disa objekteve mbështetëse.

Këto objekte janë planifikuar para samitit të liderëve të Koresë së Veriut e Shteteve të Bashkuara. Vijimi i punimeve tregon se Koreja e Veriut nuk po përmbush angazhimin e saj për largimin e armëve bërthamore ashtu siç u tha në takimin e Singaporit. Gjatë kësaj jave, edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut mbetet një kërcënim bërthamor.

Klan Plus