Sot në “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar Julian Bulku, një koreograf shqiptar i cili na ka bërë krenarë për vite me radhë.

Ai është larguar për një jetë të mirë që në moshë të vogël drejt shtetit grek ku është përballur me shumë vështirësi e sfida por që për të çdo gjë ia ka vlejtur.

Ai është rikthyer në atdhe për të ndarë eksperiencën e tij me të rinjtë që ndajnë të njëjtin pasion me të, baletin.

Julian Bulku: Për një kërcimtar në atë kohë ka qenë shumë e vështirë të lëvizte nga një shtet në shtetin tjetër. Unë mbarova në Baku shkëlqyeshëm dhe nga nga ai moment fitimi i vizës nga ambasada greke ishte shumë i kollajshëm. Fati im ka qenë që Loeonidha Depiani një nga drejtorët e Teatrit të Operas të Greqisë, unë bëra një audicion nga edicioni u mor viza dhe çdo gjë, filloi udhëtimi më i qetë drejt Greqisë.

Unë besoj se talenti në momentin që jemi larguar nga Shqipëria nuk dukej. Ti mund të mundoheshe vërtet bukur me një sjellje me një edukatë familjare ose çfarëdo lloj force që të kishte ngelur. Të thoje se je shqiptar, kthenin kokën nga ana tjetër, dhe u largonte. Të shkoje në një audicion dhe të thoje jam shqiptar, të duhej një vizë dhe shumë dokumente dhe ti nuk futeshe. Ishte një luftë me mendimin, me vetveten. Racizëm ka pasur. Unë nuk e kuptoj fjalën racizëm, por ai mosmirëkuptimi i shqiptarëve me Greqinë ka qenë. Megjithatë unë jam shumë i lumtur që e kalova këtë eksperiencë në Greqi. Kam mësuar shumë gjëra nga ai shtet, besoj se është mamaja ime në një farë mënyre dhe babai është Shqipëria. Më ka dhënë një pasaportë që unë udhëtoj në të gjithë botën.   /tvklan.al