Kori i zërave të bardhë, për herë të parë Opera hap audicionet për fëmijët


Kori i zërave të bardhë, për herë të parë Opera hap audicionet për fëmijët

16:13 04/10/2022

Për herë të parë, Teatri i Operas dhe Baletit do të krijojë si pjesë organike të tij korin e zërave të bardhë me fëmijë nga mosha 6 deri në 11 vjeç.

Mozart ka shkruar knabet që ne shohim te ‘Flauti Magjik’, opera ‘Tosca’ ku Puçini përdor fëmijët, opera ‘Tourandot’, ‘Carmen’, Bizet përdor fëmijët te ‘Carmen’, ‘La Boheme’, sërish”, tha dirigjenti Dritan Lumshi.

Aplikimet kanë nisur nga 1 prej institucioneve më të rëndësishëm të artit dhe kulturës t’i shtohen fëmijët, që tashmë do të mësohen nga vetë profesionistët e skenës së Operas. Nuk janë të pakta shfaqjet që pjesë të tyre kanë fëmijët, madje ato janë ndër më të njohurat në skenën e Operas, çka do të thotë se kori i zërave të bardhë do të ketë repertorin e vet artistik.

“Padyshim që duhet të bëhen pjesë e operave, pjesë e produksioneve tona.  Ne i kemi zhvilluar dhe më përpara sepse  operat janë bërë. Që do të thotë ato do të vijnë dhe do të kenë oraret e tyre të studimit, të provave dhe në bazë të audcioneve që ne do të zhvillojmë, do të zgjedhim si gjithmonë më të mirët”.

Por si do të funksionojë ky kor? Pas aplikimeve, ditën e shtunë fëmijët e pasionuar pas muzikës, do të bëjnë audicionin para profesionistëve të Operas. Vetë Teatri i Operas dhe Baletit nuk e ka patur më parë këtë kor në organikën e tij. Fëmijët do të nisin një pjesë të formimit muzikor në Tetarin e Operas dhe Baletit pa kosto.

Tv Klan












Të ngjashme