Përdorimi i dezinfektantëve shkaktoi probleme të mëdha tek sytë e të vegjëlve

Shtohen rastet e dëmtimeve të syve tek fëmijët si pasojë e përdorimit të dezinfektantëve. Kjo gjë është dokumentuar në Francë, ku theksohet se numri i këtyre probleme ka pësuar rritje të konsiderueshme në krahasim me një vit më parë. Sipas një studimi të kryer, 7 herë më shumë janë rastet e fëmijëve me probleme tek sytë, shpesh edhe te rënda, si pasojë e ekspozimit ndaj substancave kimike që përmbajnë dezinfektuesit. Këta të fundit natyrisht pushtuan tregjet botërore me nisjen e pandemisë.

Nga statistikat e Qendrës Pediatrike të Helmimeve, në vitin 2019 në regjistrat francezë janë verifikuar 33 raste me dëmtime nga substanca helmuese të përdorimit të përditshëm, ndërsa në vitin 2020 rastet, nga Prilli deri në Gusht, kanë qenë 232. Nga këta 16 fëmijë, nën moshën 4 vjeç të gjithë, kanë qenë të shtruar në spital, pasi kanë patur simptoma të rënda, madje edhe me ndërhyrje kirurgjikale.

Autorët e studimit theksojnë se duhet treguar mjaft kujdes për fëmijët, madje duhen evituar edhe rastet e pavullnetshme, duke marrë masa që ekspozimi i dezinfektantëve në farmaci e dyqane, mos të jetë i aksesueshëm nga të vegjlit./tvklan.al