Ministria e Shëndetësisë: 766 të vaksinuar, 3149 testime, 903 të shëruar

Covid-19 vijon të shënojë bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, me 21 humbje jete në 24 orët e fundit sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktimat janë të grupmoshave nga 42-94 vjeç, 6 prej të cilëve nga Tirana.

Nga 3149 testime të kryera, janë evidentuar 851 raste pozitive në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë të intubuar.

Gjatë së mërkurës sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i procesit janë kryer 15,793 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes.

Klan News