Qytetarët kërkojnë të disinfektohen urbanët

Raportimi i përfaqësueses së Task-Forcës për masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit ishte i njëjtë edhe këtë të premte.

Asnjë rast i konfirmuar nga virusi që ka shkaktuar panik në të gjithë botën. Tre rastet e reja të dyshuara, edhe ato rezultuan negative.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”.

Vendimi i Task-Forcës për disinfektimin e mjeteve të transportit publik, qytetarët thonë se është e nevojshmë pasi urbanët përdoren nga shumica e popullsisë .

“Po ato janë pa ajrosje, duhet të disinfektohen”.

“Ato edhe stolat i kanë copë-copë”.

“Duhet të disinfektohen sepse ka shumë njerëz që hipin në autobusë”.

Përfaqësuesja e Task-Forcës, Eugena Tomini, thotë se janë bërë gati strukturat për nisjen e disinfektimit .

“Janë organizuar të gjitha strukturat që i përkasin sektorëve të 3d, disinfektim, deratizim dhe desinsektim dhe janë në proces për marrjen e të gjitha masave për të hyrë në proces disinfektimi të ambienteve”.

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, në pikat kufitare udhëtarët janë kontrolluar për temperaturën. Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 17 770 shtetas.

Tv Klan