Kreu i PD kërkon plan masash nga qeveria

Pas takimeve që zhvilloi me ekspertë të shëndetësisë rreth situatës së koronavirusit, Lulzim Basha kërkoi nga qeveria të lerë propagandën dhe të hartojë një plan masash për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët. Të hartohet plan i detajuar i masave konkrete. Ky plan të shpërndahet me qytetarët. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër për personat që vijojnë nga zonat e prekura. Qeveria dhe institucione ka detyrën të veprojnë në mbështetje të tyre. Ne kemi specialistë shumë të mirë”

Krahas strukturave shtetërore, Basha adresoi një thirrje edhe për qytetarët.

“Ju bëj thirrje shqiptarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë gripi dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore.”

Në funksion të menaxhimit të situatës, kreu i opozitës tha se Partia Demokratike ka ngritur një grup pune dhe se larg panikut qytetarët duhet të informohen nga ana e institucioneve shtetërore.

Tv Klan