Të paktën 210 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga BBC, duke iu referuar burimeve në sistemin shëndetësor iranian.

Shumica e viktimave janë në kryeqytetin Teheran dhe qytetin Qom. BBC raporton se kjo është shifër është 6 herë më e lartë se 34, numri zyrtar i vdekjeve të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas këtij lajmi të publikuar nga BBC, reagoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, dhe këmbënguli duke thënë se shifrat e publikuara nga qeveria janë transparente, ndërsa akuzoi BBC për lajm të rremë.

Në Iran është përhapur frika se qeveria iraniane po fsheh informacionet për pacientët që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në kuadër të masave që janë ndërmarrë, në Iran janë ndaluar fluturimet brenda dhe jashtë vendit. /tvklan.al