Dezinfektohen klientët dhe respektohet distanca mes tyre

Në distancë nga njëri – tjetri dhe me maska, qytetarët presin në radhë për të bërë blerjet e përditshmërisë. Masat e marra për parandalimin  e koronavirusit kanë ndryshuar jo vetëm sjelljen e tyre, por edhe të bizneseve.

Ky zotëri dezinfekton të gjithë blerësit përpara se të futen në furrën e bukës dhe bën thirrje të respektohet distanca prej 1 metër.

Qytetarët duket se e kanë pranuar këtë situatë duke ju përmbajtur masave të reja.

Edhe shitëset janë pajisur me maska dhe doreza për të ulur kontaktin me klientët.

Një situatë e ngjashme duket edhe tek marketet që kanë vendosur dezinfektantë në hyrje të tyre.

Autoritetet kanë marrë masa edhe për dezinfektimin e pikave të kontrollit në kryeqytet të ngritura nga policia dhe ushtria.

Tv Klan