Vetëm për një vend në botë nuk dihet se çfarë situate po kalon me COVID-19. Bëhet fjalë për Korenë e Veriut, shtetin komunist të izoluar në Azi. Ende nuk ka asnjë statistikë zyrtare, megjithatë ka raportime që thonë se mund të ketë edhe atje raste me koronavirus.

Megjithatë këto mund të jenë izoluar nga autoritetet. Ajo që mund të thuhet me siguri është se në kryeqytetin Pyongyang, aty ku qëndron edhe lideri Kim Jong-un nuk ka asnjë rast të ri. Mediat raportuan se ai mori pjesë në nisjen e ndërtimit të një spitali pa veshur maskë.

Megjithatë media shtetërore raporton se janë shtuar kufizimet në kufi për shkak të rrezikut, ndërsa janë shtuar edhe fushatat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë. Nëse zyrtarët dhe qytetarët nuk zbatojnë rregullat ndëshkohen publikisht.

BBC shkruan se nëse koronavirusi do të godiste vendin komunist situata mund të kalonte në katastrofë. COVID-19 kërkon pajisje speciale diagnoze, diçka që vendi nuk i siguron dot. Gjithashtu pjesa më e madhe e popullsisë do të ishte në rrezik për shkak të sëmundjeve kronike.

Megjithatë ka edhe një anë tjetër. Koreja e Veriut ka një shërbim sekret të avancuar dhe ushtri. Këto të dyja do të bënin që vendet e infektuara të karantinoheshin menjëherë duke izoluar rastet./tvklan.al