Çomo: 7 të tjerë kanë qëndruar në izolim në banesë

Dy shtetas kinezë dhe 4 shqiptarë u janë nënshtruar analizave si të dyshuar për koronavirus. Sipas shefes së Pavionit të Infektivit në QSUT, këta shtetas kanë udhëtuar kohët e fundit në Kinë, për këtë arsye i janë nënshtruar analizave në ISHP, por  ato kanë rezultuar negative.

“Ne deri tani ekzaminuar 6 persona që kanë ardhur nga Kina, dy kanë qenë persona me ankesa me shenja klinike që kanë rezultuar negativ për koronavirusin dhe 4 të tjerët që ishin persona që kishin frikën që ishin kthyer prej andej. Dhe ata kanë rezultuar persona negativ për koronavirusin dhe për viruse të tjera”.

Çomo thotë se për shkak të frikës nga koronavirusi, 7 shtetas shqiptarë të kthyer nga Kina, mes tyre dhe studentë, pasi kanë qëndruar në izolim brenda banesës së tyre, kanë kërkuar informacion se si duhet të veprojnë më pas.

“Ka dhe persona që tashmë janë kthyer nga Kina, shqiptarë që punojnë dhe studiojnë në Kinë. Një pjesë e tyre ka qëndruar në një izolim të pjesshëm në qytetet, ku ata kanë banuar dhe e kanë bërë 14 ditëshin e asaj që themi ne mbylljes në vendin ku jetojnë dhe ata përsëri marrin këshillim, për t’u informuar se çfarë veprimesh duhet të bëjnë më pas. Janë 7 persona”.

Virusi ka infektuar 64.000 persona, ndërsa 1300 të tjerë kanë humbur jetën.

Tv Klan