Qeveria kineze urdhëron bankat të dezinfektojnë të gjitha monedhave

Koronavirusi detyron Bankën Qendrore të Kinës të dezinfektojë të gjitha kartmonedhat e përdorura. Ky është vendimi ekstrem që është marrë për të frenuar përhapjen e virusit vrasës, pavarësisht vështirësisë që ky proces të rezultojë i suskesshëm plotësisht. Ende nuk dihet as sesa kohë arrin ky virus të mbijetojë në sipërfaqen e parave, por duke patur parasysh që mbi një kartmonedhë apo monedhë gjenden rreth 400 baktere të ndryshme dhe disa viruse mund të rezistojnë deri në 12 ditë, kjo masë duket e domosdoshme.

Banka Qendrore ka nisur njoftimin në të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe rrezja e shtrirjes së këtij operacioni është në qytetet më të prekura nga epidemia. Ndër metodat që do të përdoren janë kryesisht dezinfektim me rreze ultraviolet dhe nënshtrim në  temperatura të larta, e më pas izolim për të paktën 2 javë para së të rivihen në qarkullim. Aktualisht vetëm në provincën Hubei që është edhe më e prekura nga epidemia, janë vënë në dispozicion 4 miliardë yuan ose 528 milionë euro në kartmonedha të reja,në mënyrë që çdo monedhë që ka qenë në qarkullim të tërhiqet për procesin e dezinfektimit.

Klan Plus