28 viktima dhe 1060 të prekur në vend

Një zëvendësministër serb ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me virusin korona. Janë edhe pesë të vdekur në 24 orë nga ky virus, që e bën numrin 28 në total.

Ndërkaq janë shënuar edhe 160 raste të pacientëve të infektuar me Covid-19 pasi janë testuar rreth 650 persona me simptoma të ngjashme, duke çuar numrin 1060 persona në total.

Mjekët thonë se po bëjnë të pamundurën për të gjurmuar virusin, por gabime janë bërë në mos respektimin e masave të qeverisë dhe autoritetet thonë se do të jetë e vështirë të shmangen infektimet e shumta.

“Është me rëndësi që njerëzit ta kuptojnë se kjo varet nga takimet e tyre me njerëz apo jo. Kjo nuk është çështje teorike më. Unë ende jam një optimist i matur edhe më të dhënat që kemi. Nëse gjërat do të shkojnë mbrapsht unë këtë do ta them”.

“Nëse të gjithë do të ishim të përgjegjshëm për një kohë numri i të infektuarve mund të shkonte drejt zeros. Në teori duket e lehtë, por në praktikë për arsye të panjohura duket më e vështirë”.

Qeveria është në shqyrtim të vazhdueshëm të masave pasi tashmë numri ka shkuar duke u shtuar për një ditë, aq sa dikur kishte për një javë. Para se të zvogëlohet numri i orëve kur qytetarët mund të dalin, qeveria ka marrë vendim të mbyllë shumicën e dyqaneve dhe shërbimeve, përveç atyre të ushqimit.

Tv Klan