Koronavirusi ka hyrë në organizmin më të lartë të futbollit. Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, është infektuar me Covid-19.

50-vjeçari ka simptoma të lehta dhe është futur në vetë izolim. Lajmin e ka konfirmuar vetë në një deklaratë për shtyp FIFA.

“Presidenti Gianni Infantino ka marrë konfirmimin sot se është testuar pozitiv me koronavirus”, thuhej në një njoftim.

Infantino është në mandatin e dytë si Presidenti i FIFA-s pasi u rizgjodh në Qershor të vitit të kaluar./tvklan.al