Një tjetër mjek ka humbur betejën për shkak të koronavirusit. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të doktorit Fejzi Alushi. Alushi ka punuar si nefrolog në rajonin e Vlorës.

“Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës, si pasojë e Covid-19. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij”./tvklan.al