Koronavirusi i ka marrë jetën ylli të xhaz-it Manu Dibango.

86-vjeçari nga Kameruni, i njohur më shumë për hitin e tij në 1972 “Soul Makossa”, është një nga yjet e para në botë që humb betejën nga Covid-19.

Ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në një spital në Paris. /tvklan.al