Mbyllja në shtëpi ka detyruar futbollistët të ndryshojnë lukun. Mungesa e berberëve i ka shtyrë ata që të gjejnë persona alternativ për të prerë flokët.

I tillë është edhe ky djalosh që i ka kërkuar babait të tij t’i presë flokët si modeli i sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Rezultati? Babai i tij njihte një tjetër Ronaldo, Fenomenin, dhe realizoi modelin e flokëve që braziliani luajti Botërorin 2002.

Në ndihmë për të rimodeluar modelin e flokëve, Cristiano Ronaldo, ka thirrur të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Diçka të tillë, portugezi e zbuloi në një video në Instagram.

Pol Pogba ka vendosur të heqë dorë nga modelet e çuditshme të flokëve, duke u bërë tullac, ndërkohë që mesfushori i Interit, Marselo Brozovic ka ndryshuar totalisht lukun, për t’u bërë biond.

Klan Plus