I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte këngëtari i njohur Sidrit Bejleri. Ai është një artist me shumë dimensione, që ka prekur të gjitha gjinitë. Fillimisht në një grup rroku, muzikën e lehtë, jaret shkodrane, por edhe si bas-bariton. Po ashtu ai njihet edhe si një këngëtar i spikatur i muzikës “live”.

Në studio, midis të tjerave, ai ka folur për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi, ku u shpreh se është një moment aspak normal.

Sidrit Bejleri: Të them të drejtën është një moment aspak normal, pavarësisht se na takon të mësohemi me të. Duhet të mësohemi detyrimisht sepse kur e shoh kështu duket sikur je në një endërr, duket si një film që e ke parë diku, por nuk e mendon që do jesh vetë personazh i këtij filmi. Jo më larg se parmbrëmë kam patur një telefonatë me një mik timin të hershëm, me të cilin kemi kryer Akademinë e Arteve bashkë, tenor Renis Hyka dhe madje për koicidencë është vëllai i kompozitorit që ka shkruar këngën “Premtimi”, melodinë, Irkenc Hyka. Tashmë shumë i njohur në trojet mbarëshqiptare. Në përgjithësi ai ka qenë një tip pak, ku rafsha mos u vrafsha, pavarësisht se mosha bën punën e vetë, por kur më tha dhe Renisi që e kemi marrë me gallatë, por është shumë serioze gjëja. Ai jeton në Milano tashmë, por kur ma tha ai se gjëja është shumë serioze. Kjo nuk është për të përhapur panik, por kemi ditë që jemi mbyllur brenda, atëherë kuptova se realisht andej gjëja është realisht serioze. Dhe ti heq paralelet. Kur ndodh në Itali, një nga vendet më të fuqishme të botës, po Shqipëria? Sepse duhet të jemi me këmbë në tokë. /tvklan.al