Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, i është drejtuar popullit të saj për situatën e krijuar nga koronavirusi COVID-19.

Në mesazhin e saj, ajo u shpreh se Mbretëria e Bashkuar “po hyn në një periudhë pasigurie të madhe”.

Mbretëresha 93-vjeçare vlerësoi punën e shkencëtarëve, mjekëve dhe stafit të urgjencës, por shtoi se të gjithë qytetarët “kanë një rol thelbësor për të kryer”.

“Të gjithë jemi udhëzuar që të ndryshojmë rutinën e jetesës normale për të mirën e përbashkët dhe veçanërisht për të mbrojtur personat e prekur”, u shpreh ndër të tjera Mbretëresha Elizabeth II duke apeluar qytetarët që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në këtë betejë me koronavirusin COVID-19. /tvklan.al