Koronavirusi është më i ngjashëm me HIV-in, sesa me variantet e gripit. Zbulimi është kryer nga një grup shkencëtarësh kinezë të Universiteteve të Pekinit dhe Shangait, që po kryejnë studime mbi përbërjen dhe mënyrën e përhapjes së këtij virusi që u ka marrë jetën mbi 3200 personave dhe ka infektuar më shumë se 94 mijë të tjerë në gjithë globin.

Sipas studiuesve kinezë, në botë qarkullojnë aktualisht dy variante të virusit, S dhe L. Ky i fundit konsiderohet si më agresiv në përhapje, me simptoma më të forta dhe më i vështirë për t’u kuruar. Varianti L ka qenë më i përhapur që prej fillimit në Wuhan, por tani ka nisur të reduktohet, duke ia lënë vendin përhapjes së variantit më të butë.

Fakti që është mjaft ngjitës dhe përhapet përmes rrugëve të shumëfishta i bën shkencëtarët të dyshojnë se koronavirusi ka pësuar mutacione të ngjashme me HIV-in.

Qeveria italiane ashpërsoi masat kundër përhapjes së koronavisurit, duke mbyllur shkollat dhe Universitetet minimalisht deri në mesin e këtij muaji. Aktualisht në këtë vend numërohen 79 viktima e 2502 të infektuar.

Në vështirësi të madhe janë edhe autoritetet iraniane, ku virusi i ka marrë jetën deri më tani 92 personave dhe ku ka afro 3 mijë të infektuar. Për nga numri i viktimave, Irani është i dyti pas Kinës.

Tv Klan