Njësia e re e Urgjencës në Infektiv, gati për çdo rast

Shqipëria ende konsiderohet si vend me rrezikshmëri të ulët për përhapjen e koronavirusit, e megjithatë Ministria e Shëndetësisë është vënë në gatishmëri.

“Shqipëria mbetet vend me rrezikshmëri të ulët, ndërsa vendet e Evropës janë me rrezikshmëri të moderuar. Instituti i Shëndetit Publik dhe strukturat e tjera të shëndetësisë kanë përforcuar survejancën e infeksioneve të rënda respiratore, akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit”.

Edhe pse Shqipëria nuk ka asnjë rast të dyshuar, Spitali Infektiv është gati për të menaxhuar çdo situatë. Veç strukturave shëndetësore në gatishmëri është edhe policia, në të gjitha pikat e hyrjes në kufi.

Njësitë e inspektimit shëndetësor në të gjitha pikat kufitare janë të pajisura me të gjitha mjetet për identifikimin e rasteve të dyshuar. Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë nëse do të jetë e nevojshme. 

Tv Klan