Koronavirusi nuk ka kursyer as personazhet e famshëm. Së fundmi është raportuar se sëmundjes nuk i ka shpëtuar as këngëtari i grupit të njohur të muzikës rrok Rammstein, Till Lindemann.

57-vjeçari është dërguar në terapi intensive për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Sipas gazetës gjermane Bild, më 15 Mars Lindemann ka performuar në një koncert në Moskë.

Rrugës për në Berlin, ai është dërguar në spital pas temperaturës shumë të lartë. Pas testit, ai rezultoi pozitiv me COVID-19. Siç shkruajnë mediat, pasi u diagnostikua me pneumoni, doktorët e futën menjëherë në terapi intensive dhe karantinë.

Por fatmirësisht këngëtari e ka kaluar më të keqen. Doktorët janë shprehur se ai nuk është më në terapi intensive dhe nuk paraqitet në rrezik për jetën. /tvklan.al