Koronavirusi përhapet shumë më parë se të shfaqë simptomat

Koronavirusi përhapet shumë më parë se të shfaqë simptomat

08:20 13/03/2020

Studimi: Sasia e virusit kulmon në ditën e nëntë

Të infektuarit me koronavirus përhapin sasi të mëdha nga ky virus i rrezikshëm në ambient, si para shfaqjes së simptomave ashtu disa ditë pas shërimit.

Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga Instituti i Ushtrisë Gjermane për Mikrobiologjinë me qendër në Mynih.

Përhapja e virusit kryhet përmes kollës dhe tështimave. Dy prej 9 pacientëve që u testuan shfaqën shenja të rënda të infektimit, duke nisur nga shenja të hershme të pneumonisë. Ndërsa shenjat e infektimit tek të tjerët, ishin më të lehta.

Sasia e viruseve që përhapet është e madhe 4 ditë pas infektimit dhe kulmon në ditën e 9 dhe të 10, pas të cilave fillon faza e reduktimit. “Supozohet që pas kësaj periudhe, pacienti është shëruar”, thotë studimi.

Përhapja e viruseve shmanget vetëm duke zbatuar rreptësisht rregullat e higjienës, si larja e shpeshtë e duarve si dhe vënia e bërrylit para hundës dhe gojës gjatë kollitjeve dhe tështimave. Ky është i pari studim i zgjeruar për koronavirusin jashtë Kinës.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi