Në një kohë kur i gjithë vendi është në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ka nga ata të cilët për të kaluar kohën kanë zgjedhur këngën e rakinë.

Në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al shihen punonjës të një agjencie funerale, të cilët kohën e pushimit duket se kanë zgjedhur ta kalojnë ulur këmbëkryq brenda mjetit me të cilin transportojnë të vdekurit. Në duar mbajnë gota me raki, ndërsa këndojnë me një zë, plot hare këngën e vjetër shkodrane ” Vaj Si Qenka Ba Dynjaja”.

Pasi mbarojnë këngën, në fund tallen edhe me një lutje islame që përdoret për përcjelljen në banesën e fundit të vdekurin. Pamjet në fjalë mësohet se janë kapur në zonën e Shkozës. Pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale dy personat janë thirrur për t’u marrë në pyetje në komisariatin numër 1.

Vargjet e këngës që këndojnë me raki dy punonjësit:

Vaj si qenka ba dynjaja!

Mos me tu ba me kenë gjallë.

un o i mjeri unë fukaraja

Paskam ndodhun un o pa igball!

Rrugen mbarë o me lot e lava

Dersa mbrrina jabanxhi.

Zemra m’thot gjithmonë pse kjava

Qysh se i vogël e dej’ n’pleqni.

/tvklan.al