Koronavirusi udhëton në ajër vetëm me frymëmarrjen e thjeshtë, dhe arrin në distancën maksimale prej 1.8 metër mes dy njerezve.

Konkluzioni pas kërkimeve mbërrin nga Akademia Amerikane e Shkencave, që raportin e kanë paraqitur në Shtëpinë e Bardhë pranë Departamentit për Politikat Shkencore, prej nga vlerësohen edhe masat për emergjencën.

Në raport janë përmbledhur edhe shumë kunkluzione nga kërkime të tjera nga shumë vende të botës, dhe rezulton se virusi mund të qëndroje deri në 3 orë në ajër, çka e bën tej mase të transmetueshëm dhe mjaft të vështirë për ta kontrolluar.

Ndërsa një tjetër kërkim i publikuar në ‘Nature Medicine’ flet për mundësinë që ky virus të mund të ketë qenë prej vitesh në qarkullim, por i janë dashur shumë vite për të arritur karakteristikat gjenetike që e kanë forcuar kaq shumë pikërisht tani.

Shkencëtarët kanë arritur në një konkluzion paraprak që koronavirusi preferon klimën e ftohtë dhe përhapet me ritme me të ulëta në temperatura të larta. Ekspertët kanë studiuar rastet aktuale në mbare botën dhe sipas statistikave dhe përhapjes, rezulton pikërisht që në ato vende ku temperaturat kanë qenë mesatarisht rreth 5 gradë Celsius, përhapja ka qenë më e shpejtë dhe agresive, ndërkohë që është me e ngadaltë dhe më pak agresive në vendet e nxehta të hemisferës jugore.

Gazetare: Enita Mema

Klan Plus