Polemika për shtyrjen e ndeshjeve

Serie A është në kaos. Shtyrja e ndeshjeve për shkak të koronavirusit, pritet të sjellë ndryshime dhe ngjeshje të kalendarit dhe për skuadrat do të jetë tepër i ngjeshur aq më tepër që mendohet se edhe në javët e ardhshme mund të ketë sërish shtyrje ndeshjesh.

Administratori i Inter, Giuseppe Marotta, ka kritikuar vendimin për mos zhvillimin e ndeshjeve duke thënë se në këtë mënyrë kampionati po falsifikohet dhe nuk do të jetë real, për shkak se nuk janë shtyrë të gjitha ndeshjet.

Polemikat janë shtuar më shumë teksa Interit i është ofruar të luhet të hënën më 9 Mars, por më 12 zikaltrit kanë impenjime në Europë. Pakënaqësinë e tij e ka shprehur edhe trajneri i Napolit Gennaro Gattuso.

“Nuk jam dakord. O të luhen të gjitha, o të mos luhet asnjëra. Një ndeshje e sotme që shtyhet për në 13 Maj nuk ka të njëjtën vlerë. Duhet të bëhet një zgjedhje e saktë. Ose luhet ose jo. Në të kundër kampionati nuk do të jetë real”, tha ai.

Situata në futbollin italian mund edhe të përkeqësohet duke qenë se edhe për fundjavën e ardhshme 7 dhe 8 Mars, në rajonin e Lombardisë, në Veneto dhe Emilia Romagna do të jetë në fuqi ligji i ndalimit të manifestimeve publike dhe pritet të shtyhen edhe disa ndeshje të tjera.

Tv Klan