Disa lojtarë kishin takuar presidentin e Olimpiakos

Covid-19 krijon probleme edhe në Premier League. Ndeshja mes Manchester City dhe Arsenalit e parashikuar të luhej sot në mbrëmje është shtyrë, pasi disa pjesëtarë të skuadrës londineze janë takuar me pronarin e Olimpiakosit, Evangelos Marinakis, i cili zbuloi se ishte infektuar nga koronavirusi.

Arsenali u përball me ekipin grek në kupat e Europës rreth 2 javë më parë dhe tani një grup i tyre mund të kenë virusin që po shkakton të infektuar dhe viktima në të gjithë botën. Një masë parandaluese e pranuar nga të gjitha palët.

Tv Klan