Në Ukrainë po lulëzon tregu i certifikatave të rreme shëndetësore

Shifrat e pandemisë po japin shenja rritjeje në Europë veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë, ku janë shënuar shifra rekord të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 1,159 humbje jete dhe 40,096 raste pozitive me koronavirus. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave në Rusi arrin mbi 235,000 dhe është i katërti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Pas një periudhe të qetë në verë, Ukraina po përjeton po ashtu  disa nga normat më të larta të vdekjeve nga COVID-19 në botë. Ashtu si në shumë vende të tjera europiane edhe në Ukrainë po aplikohet  pasaporta shëndetësore e nevojshme për të hyrë në restorante, kafene, palestra  si dhe për një mori aktivitetesh të tjera. Rregullat e reja kanë nxitur më shumë njerëz të vaksinohen, por gjithashtu ka bërë që të lulëzojë tregu i zi i pasaportave shëndetësore të rreme.

Kjo video  e policisë ukrainase tregon një mjek të ulur në tavolinën e tij ndërsa një efektiv policie numëron tufat e parave të gjetura të fshehura në zyrë. Certifikatat e rreme të vaksinimit po zgjasin pandeminë dhe blerja e tyre po ngadalsimin e fushatën e vaksinimit.

“Dua që familja ime të jetë e sigurt. Nuk dua t’u sjell fëmijëve të mi virusin në shtëpi. Kjo është arsyeja pse mendoj që blerja e një certifikatë të rreme shëndetësore është krimi më i madh ndaj vendit dhe shoqërisë tonë”.

Ka patur gjithashtu raste të personave që kanë blerë certifikata të rreme të vaksinave dhe më pas kanë dashur të vaksinohen, shprehet një mjek për “Reuters”.

Në Ukrainë nga 41 milionë persona vetëm 7 milionë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe sondazhet  tregojnë se rreth gjysma e të rriturve nuk duan të vaksinohen.

Klan News