Korporata e Investimeve do të zbatojë ligjin e prokurimit publik

Korporata e Investimeve do të zbatojë ligjin e prokurimit publik

15:55 16/09/2019

Rishikohet projektligji pas shqetësimit të BE dhe FMN

Qeveria paraqiti në Kuvend draftin e rishikuar të ligjit për Korporatën e Investimeve, i cili më parë mori kritika nga Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar lidhur me ekspozimin që mund t’i shkaktonte buxhetit të shtetit krijimi i kësaj kompania publike ku i lejohej marrja e kredive financiare, ndërsa përjashtohej nga rregullat e ligjit të prokurimit publik.

Këtë herë ishte kreu i Komisionit të Ekonomisë që kishte vërejtje me procedurën se si është dorëzuar projektligji.

“Nuk quhet draft ai që vjen me firmën e Sekretarit. Ku është firma e ministrit”, tha Ahmetaj.

Zv/ministri i Financave Elton Haxhi tha se ndryshimi kryesor është neni i prokurimeve, ku është rënë dakord që nëse fondet janë të buxhetit të shtetit do të zbatohet ligji shqiptar, nëse janë donatorë të huaj, modeli i tyre, ndërsa për fondet e përbashkëta do të zbatohet një marrëveshje.

Ligji për Korporatën e Investimeve duhet të ishte miratuar në muajin Korrik, por qeveria u tërhoq nga varianti fillestar në momentet e fundit pas shqetësimeve që ngritën për të organizatat ndërkombëtare.

Korporata e Investimeve do të krijohet si një kompani më vete e cila do të fincancohet fillimisht nga buxheti i shtetit e më pas do të financojë projekte në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe përdorimin e pronave publike.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori